4.2 milionë eurot për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Gonxhen! Ja AKUZAT

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Blendi Goxhe, duke i akuzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Sipas njoftimit të PD-së, kallëzimi lidhet me financimin prej 4.2 milionë eurosh të eventit të artistit amerikan Kanye West. Demokratët kanë bërë të ditur se së bashku me kallëzimin kanë depozituar në SPAK edhe argumentet dhe dokumentacionin që, sipas tyre, mbështesin akuzat.
Kujtojmë se vetë kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria kishte vendosur të investonte me 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West me argumentin se u bë “për të mos turpëruar Shqipërinë në sytë e botës”. Kjo shumë u mor nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.



