Plagoset me thikë i riu në Fushë-Krujë, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Lajmifundit
/
13 Korrik 2026, 21:59
Aktualitet

Një konflikt banal ka përfunduar me përdorimin e thikës në lagjen Grumbullimi në Fushë-Krujë, duke lënë të plagosur një 22-vjeçar.
Mësohet se i riu me inicialet M.K., banor i kësaj zone, është konfliktuar me një tjetër të ri, gjithashtu banor i lagjes, dhe gjatë përplasjes është goditur me thikë.
Si pasojë e plagëve të marra, 22-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.


