Digjet banesa e Mihrije Braha, këngëtarja zbulon gjendjen shëndetësore të djalit të saj

Showbiz

Digjet banesa e Mihrije Braha, këngëtarja zbulon gjendjen

Banesa e dy artistëve të njohur Mihrije Braha dhe Naimi Abazi së fundmi është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar këngëtarja Mihrije në një prononcim për Telegrafin.

Braha tha se gjatë kohës së incidentit në banesë ndodhej djali i tyre, Platori bashkë me partnere e tij, por që të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po është e vërtetë na është djegur banesa, në momentin e ngjarjes në shtëpi ka qenë Platori dhe partnerja e tij, por ajo që ka rëndësi është se të gjithë jemi mirë me shëndet”, tha Mihrija.

 

ME TE LEXUARAT