Debat i ashpër në “Përputhen”, produksioni përjashton Ildën dhe Petron
Ilda dhe Petro janë përjashtuar nga Për’puthen. Vendimi drastik erdhi pasi ata kanë rënë dakord të ishin pjesë e një loje, duke shkelur rregullat e programit.
Gjatë zënkës me njëri-tjetrin, ata pranuan se nuk kishin pasur ndjenja dhe se ishin shtirur sikur kishin pëlqim.
Debati mes të dyve nisi kur Petro vendosi të deklarohej për Ildën, kurse kjo e refuzoi me arsyen se ai i kishte premtuar Irisit që të deklaroheshin bashkë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga ana tjetër ai u shpreh se i kishte thënë Ildës që të dilnin bashkë nga program, pasi nuk donte të qëndronte më.
Ilda tha se ai kishte luajtur me të dhe se ajo nuk ishte bërë pjesë e planit, por në këtë situatë të paqartë, u mor vendimi që edhe Ilda të largohej./TCH/