Zhduket bariu nga Finiqi, policia dhe banorët “në këmbë” për kërkime

Aktualitet

Zhduket bariu nga Finiqi, policia dhe banorët “në

Një 69-vjeçar nga fshati Dhivër i bashkisë së Finiqit, Taqi Bërxulla, ka humbur kontaktet me familjen e tij, sic njoftoi policia.

Denoncimi është bërë mbrëmjen e sotme nga familjarët e tij në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndërsa kanë deklaruar se 69-vjeçari kishte dalë për të kullotur bagëtitë, por në mbrëmje bagëtitë janë kthyer në shtëpi pa bariun.

Të shqetësuar familjarët kanë pyetur fqinjët dhe barinj të tjerë nëse e kishin parë njeriun e tyre, por askush nuk ka pasur kontakt me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjehere pas njoftimit banorë të fshatit Dhivër, të ndihmuar edhe nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses së Finiqit po krehin zonën e kullotës në Dhivër në kërkim të 69 vjeçarit.

ME TE LEXUARAT