S`ka bashkim, grupi i Bashës dorëzon letrat në KQZ për zgjedhjet e 14 majit
Grupi i Lulzim Bashes ne PD dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ per zgjedhjet lokale te 14 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD z. Gazment Bardhi ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekeetarave të KZAZ për zgjedhjet vendore .
Levizja e grupit Basha-Alibeaj-Bardhi qe zyrtarisht drejtojne PD-ne, vjen pak pasi grupi i Berishes gjithashtu kishte derguar ne KQZ nje liste me emra kandidatesh per te qene anetare te KZAZ si perfaqesues te partise demokratike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
E megjithate KQZ njeh ligjerisht ne krye te PD, Lulzim Bashen, persa kohe ende nuk ka nje vendim te formes se prere te gjykates pasi dy grupimet jane ne gjyq per kete gje.
Deri tani Basha-Alibeaj kane zyrtarizuar disa kandidate ne bashki te caktuara per zgjedhjet e 14 majit.
Keto akte te ndodhura deri me tani, duket se tregojne se PD do te hyje e ndare ne zgjedhjet lokale cfare automatikisht perkthehet ne nje favor per mazhorancen.
Nga ana tjeter Salil Berisha ka deklaruar deri tani aleance me PL e Ilir Metes dhe PBDNJ e Vangjel Dules.