Dafina Zeqiri nis pushimet familjare në Vlorë, shfaqet me barkun e rrumbullakosur

Dafina dhe familja e saj kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushimet verore, duke u vendosur në qytetin e Vlorës.
Ky është një moment i veçantë për familjen, pasi i vogli Daskani po përjeton verën e tij të parë në det, ndërsa Dafina Gjergji po shijon shtatzëninë e saj të dytë.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi familjare, ku shfaqet së bashku me partnerin Kreshnikun dhe djalin e tyre Daskanin. Në imazhe vihet re edhe shtatzënia e saj e avancuar, teksa ajo mban në bark fëmijën e dytë të çiftit.
Fotot janë pritur me interes nga ndjekësit, të cilët kanë uruar çiftin për këtë periudhë të rëndësishme në jetën e tyre familjare.