Ceremonia "Oscars 2021", befason aktori: Falenderoj prindërit e mi që bënë seks...

Showbiz

Ceremonia "Oscars 2021", befason aktori: Falenderoj prindërit e

Kur Daniel Kaluuya mbajti fjalimin e tij falenderues pasi fitoi Oscar si “Aktori më i mirë në rol joprotagonist” për rolin e tij si Fred Hampton në “Judas and the Black Messiah”, vodhi gjithë vëmendjen e të pranishmëve. Pasi vlerësoi LaKeith Sanfield, që po ashtu si ai ishte i nominuar për rolin joprotagonist në “Judas and the Black Messiah”, si të gjithë djemtë e mirë, Daniel falenderoi të ëmën.

“Duhet të festojmë për jetën,” Kaluuya tha. “Po marrim frymë, po ecim. Është e pabesueshme. Është e pabesueshme. Mami...babi im...ata bënë seks! Është e mrekullueshme. Dhe ja, unë jam këtu,” shtoi më pas.

Kamera menjëherë kapi reagimin e motrës dhe nënës së Daniel. Motra? Direkt duart në fytyrë. Po mami? Diçka midis shokimit dhe mosaprovimit të fjalisë, por sidoqoftë, qeshi e sikletosur.

Më pas, në një intervistë pas ceremonisë, Daniel tha: “Mendoj që është shumë e dukshme që gjithë prindërit tanë kanë bërë seks. LOL,” tha ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion