Banorët e BBV 4 që kanë humbur apo fituar më shumë ndjekës!

Egli Tako rezulton sërish edhe këtë javë me humbje të madhe. Ajo ka humbur këtë herë 5 mijë ndjekës. Nga 322K, aktualisht ka 317K.
Rozana Radi ka fituar 3 mijë ndjekës brenda javës. Nga 438K, tani ajo numëron 441K. Joz Marku ka fituar këtë javë 4K ndjekës në “Instagram”. Nga 52K, tani ai ka 56K. Danja Koka nga 106 mijë ndjekës, tani ka shkuar në 110 mijë, duke fituar kështu 4K.
Me një rritje të madhe rezulton dhe Loredana Brati. Nga 57K, tani ajo numëron 66.3K, duke fituar kështu 9.3K ndjekës brenda javës. Gjesti mban sërish kreun e “Instagram”-it me plot 15 mijë ndjekës më shumë.
Nga 499K, tani ka 514K fansa në rrjetin e tij social.


