Tragjedia e Otrantos! Plagët e dhimbjes për humbjen e 81 personave nuk janë mbyllur as pas 28 vitesh

Aktualitet

Tragjedia e Otrantos! Plagët e dhimbjes për humbjen e 81 personave nuk

Më 28 mars të vitit 1997, një anije me qindra persona në bord u nis nga Vlora. Ata i iknin pranverës së thyer shqiptare, por përfunduan në fund të detit.

28 vite më pas, familjarët e viktimave të asaj tragjedie i kanë përkujtuar të afërmit e tyre duke vendosur lule pranë varreve. Por një pjesë e tyre nuk mundën ta bëjnë këtë, sepse trupat e viktimave mbetën në fund të detit.

81 persona humbën jetën në atë tragjedi të rëndë.

Anija e quajtur Kateri i Radës u nis në det drejt Italisë me 142 persona në bord, por gjatë rrugës u ndalua nga anija ushtarake italiane Sibilla, e cila e goditi dhe e fundosi.

Ish-ushtaraku Dionis Andoni akuzon ushtarakët italianë për mosdhënien e ndihmës dhe për trajtimin e refugjatëve si armiq.

Andoni thekson se ushtarakët italianë kanë shkelur ligjet ndërkombëtare, duke mos iu ardhur në ndihmë emigrantëve dhe duke bërë të mundur mbytjen e anijes. Ai shprehet i zhgënjyer nga qeveria shqiptare, e cila, sipas tij, e ka marrë shumë lehtë këtë çështje dhe nuk ka bërë asgjë për një dëmshpërblim moral për familjarët e viktimave.

142 persona ndodheshin në bordin e anijes Kateri i Radës, e cila u mbyt pasi u godit nga anija italiane Sibilla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion