Babai i Jori Dellit “shan” keq reperin e njohur Italian? Ja cili ishte reagimi epik i tij

Jori Delli prej disa kohësh është në një lidhje me reperin e njohur italian, Fred De Palma.Dyshja herë pas here ndajnë për adhuruesit e tyre copëzash fragmentesh nga përditshmëria.
Mirëpo këtë herë ai që tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht babai i Jorit. Së fundmi Fred De Palma ka publikuar një këngë të re dhe pjesë e saj në një mënyrë është edhe modelja.
Edhe pse nuk pjesë e videoklipit, zëri i saj shfaqet në hyrje të këngës si pjesë e një telefonate, ku ajo në shqip thotë:
Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!
Me anë të një video të publikuar në Tik Tok Jori shihet teksa i tregon të atit këngën dhe reagimi i tij është kaq i këndshëm. Pasi dëgjon këngën, buzëqesh dhe thotë:
"Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!"


