Atdheu puth ne faqe Andin, ja çfarë ndodhi mes tyre në prapaskenë (Foto)

Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, u fol vetëm për Jasminën dhe Andin dhe vendimin e këtij të fundit për të tërhequr deklaratën dhe për të mbyllur çdo gjë me 22-vjeçaren.

Situata ishte shumë e qetë por shumë e trishtë, teksa kamerat fokusonin sytë e dy konkurrentëve, të cilët, që në fillimet e tyre, kanë kaluar shumë bashkë.
Pas përfundimit të emisionit, mësohet se Andi është larguar me Atdheun dhe në prapaskenë, ky i fundit ka puthur shokun e tij, veprim që i ka sjellë buzëqeshjen.

Që në hyrje të Andit, të dy djemtë kanë treguar për shoqërinë që kanë krijuar, duke qëndruar pranë njëri- tjetrit gjithmonë.


