Atdheu sulmon konkurrentët e “Për’puthen”: I mora këlyshë dhe i rrita

Showbiz

Atdheu sulmon konkurrentët e “Për’puthen”: I mora

Rikthimi i Atdheut në “Për’puthen” nuk u prit mirë nga të gjithë konkurrentët dhe ardhja e tij sërish në studio hapi polemika të mëdha. Ndër të gjithë djemtë, Blerimi u duk konkurrenti më “i prekur” nga rikthimi i Atdheut, sidomos pas takimit të tij me Antonelën.

Atdheu dhe Antonela ishin shumë të afërt në takimin e tyre romantik, ndërkohë që Blerimi shfaqi shenja xhelozie duke qenë se kishte dalë më herët në takim me Antonelën.
Ai i quajti të dy këta konkurrentë aktorë të zotë, duke treguar se nuk beson tek ndjenjat e tyre.

Po ashtu edhe Sindi iu hodh në sulm çiftit, duke pasur gjithashtu një përballje katër minutëshe me Atdheun. Ajo e akuzoi konkurrenin se po gënjen dhe po bën lojë me Antonelën, ndërsa Atdheu i tregoi se tashmë s’kishte më të njëjtin pëlqim për Sindin. Të gjithë konkurrentët që i dolën “kundër”, Atdheu i ka thumbuar pak orë më parë me një status në InstaStory.

“I mora këlyshë, i rrita, u përkujdesa për ta. Ju dhashë me pi, ju dhashë gjithçka. Tash janë bo qen, janë rrit e shofin me m’hangër. Qenushat e vegjël.”- shkruan ai në postim, pa u zgjatur më tepër dhe pa përmendur emra konkretë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion