Angela Martini iu përgjigjet zërave për divorcin

Showbiz

Angela Martini iu përgjigjet zërave për divorcin

Disa javë më parë, mediat e huaja raportuan rreth divorcit ndërmjet Angela Martinit dhe Dragos Savulescut.

TMZ-ja raportoi se modelja shqiptare kishte paraqitur kërkesën për divorc ndaj biznesmenit të njohur.

Por, teksa djali i tyre feston ditëlindjen, Angela ka tunduar ujërat duke postuar edhe fotografi me partnerin.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Angela e ka bërë këtë gjë për hir të respektit për babain e djalit të saj, apo nëse vërtet është tejkaluar kriza në martesë.

Sot bota u bë më e ndritshme sepse zemra dhe shpirti ynë, Kyree Martini-Savulescu, lindi. Dielli ynë, lumturia jonë, gëzimi ynë më i madh.

Historia jote ka qenë e jashtëzakonshme që nga momenti i parë. Edhe përpara se të shiheshe, ekzistenca jote mbartte diçka unike, një prekje hyjnore, një fat të shkruar ndryshe. Shigjetari ynë i vogël i çmendur, ti erdhi me universin që bënte tifozllëk për ty.

Dhe në njëfarë mënyre fëmija që na zgjodhi neve.

Të duam pafund”, shkroi Angela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Angela Martini ???????? (@angela_martini)

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion