Alex Rodriguez "hedh" thumba për Jennifer Lopez pas ndarjes: Nuk ishte gjë në shtrat!
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 18:34
Showbiz

Alex Rodrigues duket se nuk e ka përballuar mirë ndarjen nga Jennifer Lopez.
Sipas “National Enquirer”, Rodriguez po u thotë miqve të tij se këngëtarja nuk është gjë në shtrat dhe është një femër e akullt.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se Alex dhe Jennifer para se të ndaheshin kishin humbur romancën dhe shkëndijat e tyre dhe rrallë kanë kaluar momente intime.

Burimet shtojnë se çifti hiqej si i dashuruar para kamerave, ndërsa në shtëpi flinin në dhoma të ndara.
“Rodriguez thotë se Jenn i dukej si Mbretëresha e Akullit dhe i vjen keq për mashkullin që ajo po del”,- deklaroi burimi.


