Zjarret masive në Greqi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Egjeun Jugor

Zjarret vazhdojnë të mbajnë të "mbërthyer" Greqinë.
Njësitë bashkiake të Petalouda dhe Kallithea të njësisë periferike të Rodosit, të Rajonit të Egjeut Jugor, shpallen në gjendje të jashtëzakonshme Mbrojtja Civile, për t’u marrë me emergjencat dhe për të menaxhuar pasojat që dalin nga zjarret që kanë ndodhur në zone.
Deklarata u lëshua pas një urdhri të Zv. Ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias dhe një vendimi të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vassilios Papageorgiou dhe do të jetë i vlefshëm nga data e shfaqjes së fenomenit, dhe për gjashtë muaj , dmth deri më 22 shkurt.


