Aktorja e famshme zgjedh fustanin e Valdrin Sahitit për festën e saj të fejesës

Showbiz

Aktorja e famshme zgjedh fustanin e Valdrin Sahitit për festën e saj

Aktorja e njohur Bella Thorne ka kurorëzuar me fejesë dashurinë e saj me këngëtarin italian Benjamin Mascolo. Edhe pse jemi ende në pandemi dhe Bella ndoshta nuk mundi të bënte fejesën e ëndrrave, kjo nuk e ndaloi atë të dukej si një princeshë në këtë ditë të rëndësishme.

Për festën e saj, aktorja zgjodhi një fustan të kuq nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti. Thorne e kombinoi veshjen me këpucë e aksesorë të kuq, duke guxuar shumë.

Aktorja e famshme zgjedh fustanin e Valdrin Sahitit për festën e saj

Fustani i ekspozonte shpatullat, deklotenë dhe këmbën, dhe kishte një bisht të gjatë që ia shtonte madhështinë. Siç shprehej edhe i fejuari i saj: Bella ishte veshur si një princeshë. Madje, mbante edhe një kurorë.

S’dimë ç’të themi më… Mendojmë se ky fustan nuk ka shumë nevojë për fjalë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion