Aktori i filmit 'Pirati i Karaibeve' sulmohet nga peshkaqeni teksa bënte sërf dhe ndërron jetë

Showbiz

Aktori i filmit 'Pirati i Karaibeve' sulmohet nga peshkaqeni teksa
Aktori i “Piratit të Karaibeve” Tamayo Perry ka vdekur ditën e sotme pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa bënte sërf në Hawaii.

Sipas BBC, shërbimet e urgjencës në Honolulu kanë konfirmuar vdekjen e aktorit në një konferencë për shtyp.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në plazhin Malaekahana pas marrjes së njoftimit, por aktori 49 vjeçar kishte marrë dëmtime të rënda dhe u nxor i vdekur në breg.

Tamayo Perry mbahet mend për rolin e tij në serinë e katërt të “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”. Ai gjithashtu ka luajtur në filmat Lost, Haëaii Five-0, Blue Crush dhe Charlie's Angels 2.

I lindur në pjesën lindore të Oahu, Perry ishte një sërfist profesionist prej më shumë se 20 vitesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion