Arrestohet në Belgjikë "Gert Gjenerali"! Nga vrasja në '97-ën tek dënimi me burg përjetë

Aktualitet

Arrestohet në Belgjikë "Gert Gjenerali"! Nga vrasja në

Autoritetet belge kanë vënë në pranga Gerd Gjinararin, i njohur ndryshe si “Gert Gjenerali”, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burgim të përjetshëm. Gjinarari rezulton i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit, një emër i njohur i botës së krimit në Tiranë në vitet ’90.

Në vitin 1997, një gjykatë italiane e shpalli fajtor për këtë krim dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Më vonë, në vitin 2014, ai u ekstradua në Shqipëri, ku Gjykata e Tiranës njohu dhe la në fuqi vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, duke konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2019, ai u lirua me kusht nga Gjykata e Korçës, vendim që shkaktoi reagime të forta dhe polemika në opinionin publik. Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi vendimin e lirimit, duke urdhëruar rikthimin e tij në burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Pas këtij vendimi, Gjinarari nuk u paraqit për ekzekutimin e masës dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Vrasja e naim Zyberit ndodhi në vitin 1997 në një spital në Milano, ku Zyberi po merrte trajtim mjekësor. Sipas hetimeve, Gjinarari dhe Arben Grori hynë në dhomën e spitalit duke u paraqitur si të afërm të pacientit dhe realizuan ekzekutimin me armë zjarri, të cilën e kishin fshehur brenda një buqete me lule. Për këtë ngjarje, Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat italiane dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

 

ME TE LEXUARAT