Akoma i dashuruar me Selena Gomez apo çfarë? Justin Bieber tregom vështirësitë e martesës

Justin Bieber prej tri vitesh është martuar me Hailey Bieber, ndërsa për herë të parë ka folur për marrëdhënien e tyre, përfshirë edhe vështirësitë që kanë hasur.
Këngëtari kanadez, për revistën GQ Magazine ka thënë se viti i parë ka qenë shumë i vështirë për të dy, pasi kishin probleme me besimin.

Ai tha se është shumë e vështirë që të pranosh disa gjëra tek partneri yt, pasi sipas tij, janë të frikshme.
Justin Bieber gjeti ngushëllim në krahët e Haileyt, pasi u nda nga Selena Gomez për herë të dytë. Çifti përjetoi një dashuri që bëri për vete të gjithë, por dhe shkatërroi jetën e të dyve. Pas ndarjes, Bieber u përfshi në shumë skandale dhe pasi disa kohësh u rikthye duke kërkuar falje. Shumë media shkruajnë se ai vazhdon të ketë probleme humori.

Nga ana tjetër Selena Gomez ishte në prag të vdekjes, pasi u diagnostifikua me Lupus. Si fillim ajo mori veshkën nga shoqja e saj më e ngushtë, pastaj y zhduk nga rrjetet sociale dhe mediat. E lënduar nga ndarja, ajo tha se nuk duron dot presionin e mediave dhe komenteve online, duke vendosur që të largohet për të qetësuar veten. Ajo u rikthye pas një viti si një vajzë normale, duke nxjerrë në treg një album.


