Rëndohet situata e Covid-19 edhe në Turqi, mbi 59 mijë raste të reja brenda 24 orëve
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 10:00
Bota

Turqia po përballet me një situatë shumë alarmante, lidhur me rastet pozitive të Covid-19. Ministria e shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit, në vend janë konfirmuar pozitivë plot 59.187 raste të reja, duke bërë totalin 3. 96 milionë që nga fillimi i pandemisë.
Mediat vendase shkruajnë se të vdekur që nga marsi i 2020 janë 34.455 persona, ndërsa 52 mijë fituan betejën me virusin e padukshëm.


