Çudit Neda Balluku: "E pyeta burrin nëse më ka tradhtuar dhe..."

Neda Balluku ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana” me gazetarin Ronaldo Sharka, ku ndau detaje personale nga jeta bashkëshortore, përtej rolit të saj si opinioniste në “Big Brother VIP” sezonin e katërt.
Kur u pyet nëse kishte folur ndonjëherë me partnerin për temën e tradhtisë, Neda rrëfeu se një natë e kishte ngritur drejtësisht këtë pyetje.
“E pyeta shumë sinqerisht. I thashë: dua të të pyes dhe të siguroj që nuk do të ketë asnjë pasojë. Vetëm dua të di çfarë ka ndodhur në jetën tënde ku unë nuk kam qenë pjesë. Jemi 15 vite bashkë. Ai më dha një përgjigje shumë të zgjuar. Më tha: ‘Edhe sikur të të them jo, ti prapë nuk do të më besosh, sepse do që të them po’,” tregoi ajo.
Sa i përket besimit ndaj bashkëshortit, Neda tha: “Unë jam shumë liberale në çift. Besoj atë që më thua. Nuk i hyj telefonit, nuk kontrolloj, nuk bëj kërkime. Nëse më thua ‘jam mirë’, unë e besoj. Nuk kuptoj pse duhet të më thuash dicka që nuk është e vërtetë. Nuk di të bëj skena apo të jem skemaxhie. E them atë që kam dhe ndiej, sepse mendoj se kështu jetohet më lehtë — duke ia bërë jetën më të thjeshtë njëri-tjetrit, jo më të vështirë.”


