A e ka problem se ndan krevatin me Selin? Landi ZBULON çfarë ka në mendje bashkëshortja e Mirit

Showbiz

A e ka problem se ndan krevatin me Selin? Landi ZBULON çfarë ka

Këngëtari i njohur, Ronald Hysi, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar raportin e shokut të tij, Miri me Selin, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”.

Landi gjithashtu foli edhe për bashkëshorten e Mirit dhe raportin e tyre.

“Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë”, tha këngëtari i njohur.

I pyetur nëse e ka problem ajo që Miri fle me Selin, Landi u përgjigj:

“Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim, asnjëri nga të dyja palet nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes”.

Ndërsa i pyetur nëse ka patur komunikim me bashkëshorten e banorit të BBV, pasi nuk ka bërë deklarata dhe thuhet se nuk janë bashkë prej kohësh, këngëtari u shpreh:

“Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion