21 vite realizim, Netflix blen dokumentarin e Kanye West për shifrën marramëndëse

Showbiz

21 vite realizim, Netflix blen dokumentarin e Kanye West për shifrën

Netflix ka blerë një dokumentarë me seri që përfshin dy dekada të jetës së Kanye West, duke përfshirë vdekjen e nënës së tij, Donda, në vitin 2007, si dhe humbjen në kandidaturën për president në 2020-ën.

Dokumentari, ende pa titull, do të përfshijë video nga shtëpia e West dhe momente të tjera, të xhiruara gjatë një periudhe 21-vjeçare. Billboard raporton se dokumentari do të dalë këtë vit. Deri më tani, raportohet se Netflix pasoi $30 milionë për seritë, por sipas Variety, kjo shifër është e pasaktë.

Nuk dihet nëse në dokumentar do të përfshihen detaje të divorcit të tij nga Kim Kardashian, ndonëse seria e fundit e "Keeping Up With the Kardashians", do t'i kushtohet vetëm ndarjes së çiftit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

21 vite realizim, Netflix blen dokumentarin e Kanye West për shifrën

Kanë qenë dy dekada plot ngjarje për Kanye-n, i cili së pari u bë i njohur si producent, veçanërisht për punën e tij në albumin e Jay-Z, "The Blueprint", në vitin 2001. Ai ka marrë shumë vlerësime edhe për albumet e tij të mëvonshme solo, si "The College Dropout", "Late Registration" dhe "Graduation".

West ka qenë shpesh i përfshirë në polemika gjatë gjithë karrierës së tij, nga akuzat se George Bush, ish-presidenti amerikan, nuk u kujdes për njerëzit me ngjyrë pas uraganit Kaltrina, deri tek ndërprerja e fjalimit të Taylor Sëift në MTV-në e vitit 2009.

Reperi është muzikanti i fundit që i është bashkuar një bumi të dokumentarëve të yjeve pop, si Demi Lovato, Justin Bieber, Taylor Swift, Billie Eilish, Tina Turner, Shawn Mendes dhe Blackpink.

ME TE LEXUARAT