"Sa turp të jesh polic, ju urrejmë", protestuesit me maska kthehen kundër policisë

Aktualitet

"Sa turp të jesh polic, ju urrejmë", protestuesit me maska
Me tensione ka nisur dhe po vijon edhe sot protesta e cila ka nisur para Ministrisë së Arsimit, njëjtë si një ditë më parë.

Protestuesit kanë nisur me hedhjen e gurëve drejt godinës së Ministrisë, si dhe duke shkulur kangjellat pranë saj. 

Ata u kanë vënë flakën edhe koshave të mbeturinave dhe tabelave reklamuese, ndërsa qarkullimi në këtë zonë është paralizuar.

Të rinjtë protestues dëgjohen duke iu drejtuar Policisë me thirrje: Ju urrejmë, sa turp të jesh polic.

ME TE LEXUARAT