Përplasje me gazetarin amerikan / Rama shmang pyetjen për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin: Pse i përzien gjërat?

Politikë

Përplasje me gazetarin amerikan / Rama shmang pyetjen për Vlora

Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të tij gjatë intervistës me gazetarin amerikan Andrew Callaghan të platformës Channel 5.

Gazetari i kujtoi rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” në kuadër të hetimeve për lidhjet e dyshuara me Ergys Agasin. Sipas akuzave të prokurorisë, Hyseni kishte pasur komunikime të shpeshta me Agasin, i cili ishte në kërkim.

Rama nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes, por reagoi duke thënë: “Nuk e di pse i përzien gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në bregdet?”

Gazetari e ndërpreu për ta sqaruar se nuk po e quante vetë askënd të korruptuar, por po i referohej personave të përballur me akuza dhe hetime për korrupsion. Ai e pyeti Ramën nëse përgjegjësia për raste të tilla duhet parë vetëm si përgjegjësi individuale.

Pjesë nga dialogu:

Rama: “Mendoj se nuk të takon ty të thuash kush është i korruptuar dhe kush nuk është.”

Gazetari: “Nuk po them unë kush është i korruptuar. Po flas për persona të arrestuar nën dyshimet për korrupsion. Për shembull, drejtuesja e shërbimeve të inteligjencës, më pak se dy javë më parë, u vu nën masë sigurie për shkak të një marrëdhënieje me një person të lidhur me krimin e organizuar.”

Rama: “Nuk e di pse i përzien gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në bregdet?”

Gazetari: “Po i përgjigjem asaj që thatë për faktin se nuk po i quaj unë njerëzit të korruptuar. Po flas për persona të përballur me akuza për korrupsion. A mendoni se kjo është thjesht çështje e përgjegjësisë individuale?”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion