Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve para Reformës, Myslim Murrizi nuk mban dot të qeshurën: Ai bën fejesën pas dasmës

Aktualitet

Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve para Reformës, Myslim Murrizi nuk

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar sot vendimin e presidentit Bajram Begaj, për të dekretuar hartën e re territoriale të vendit, e cila strukturon bashkitë duke ulur numrin, nga 61 që janë aktualisht në 46 të tilla.

Teksa ishte ftuar në emisionin "Shqipëria live", politikani demokrat nuk e ka mbajtur dot të qeshurën teksa prezantuesja Sidorela Gjoni e pyeste për zhvillimet nga zyra e presidentit.

"Ai bën fejesën pas dasme", u shpreh ish-deputeti, duke theksuar se kreu i shtetit duhet të dekretonte më parë reformën e re që e redukton numrin e bashkive dhe më pas të shpallte datën 9 maj si datë për zgjedhjet lokale.

Theksojmë se presidenti Bajram Begaj është akuzuar nga opozita për shkak se dekretoi 9 majin për zgjedhjet lokale, pasi kjo datë ishte artikuluar më herët publikisht, nga përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion