Rektorët kërkojnë paga më të larta/ Buxheti i arsimit të lartë rritet me 3.8 miliardë lekë, universitetet kërkojnë më shumë

Aktualitet

Rektorët kërkojnë paga më të larta/ Buxheti i arsimit

Në komisionin e Edukimit ku u diskutua projektbuxheti i arsimit të lartë për vitin 2027 mungoi opozita, ndonëse të thirrur ishin rektorët e universiteteve publike në Shqipëri në një kohë kur janë zhvilluar protesta në derë të Ministrisë së Arsimit.

“Më vjen shumë keq që salla është e përgjysmuar, kam bindjen se arsimi nuk është çështje që i përket një krahu”, është shprehur Fatbardh Sallaku, rektor i Universitetit Bujqësor i Tiranës.

Parashikimi për vitin që vjen tregon një rritje prej 3.8 miliardë lekë, por për rektorët nuk është mjaftueshëm qoftë për të garantuar kushtet infrastrukturore për të rinjtë, por kryefjalë e shqetësimit ishin rrogat e padenja për pedadogët.

“Arsimi tashmë ka nevojë pas gjithë këtyre ngjarjeve që po ndodhin, politika pavarësisht nga cili krah të ketë një qasje tjetër! Ne përfaqësojmë stafin akademik, nuk po hyjmë në çështjen e studentëve por qeveria dhe Parlamenti do duhet të rishikojnë në projektbuxhet marrëdhënien me studentët.  Por ajo që po sjell këtu është të shikohen niveli i pagave në universitete publike se sic e shihni motivimi i stafit është problemi kryesor për të kryer detyrën. Nuk po kërkojmë gjë të jashtëzakonshme”, ka thënë Agron Kasa, rektor, Universiteti i Sporteve i Tiranës.

“Këto ditë është kërkuar shumë nga stafi akademik, por edhe vjet e kemi artikuluar kërkesën dhe këtë herë presim të shihet me prioritet për të rritur dhe për të krijuar një standard tjetër në nivelin e pagave për 2027”, u shpreh Erald Bakalli, rektor i Universitetit të Arteve Tiranë.

“Ka ardhur momenti që pedagogët të kenë pagesa dinjitoze. Nuk është e ndershme për mua që një rektor me 1200 staf, paguhet njësoj si një rektor me 100 veta staf. Nuk ndodh në asnjë vend të Europës”, vijoi Fatbardh Sallaku, rektor i Universitetit Bujqësor i Tiranës.

Socialistët pranuan reformimin e arsimit të lartë, ku theksojnë nevojën për ndryshimin e ligjit.

“Sot ka ardhur më shumë se kurrë për ta ndërmarrë hapin e rishikimit të ligjit të arsimit të lartë. Është e vërtetë duhen vlerësuar financiarisht në bazë të performancës. Si dhe duhet profilizimi i universiteteve”, tha Ogerta Manastirliu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion