Protestat kundër Ramës, studenti i përgjigjet ftesës së kryeministrit: Nuk kemi si të dialogojmë me dikë që po i kërkojmë dorëheqjen

Aktualitet

Protestat kundër Ramës, studenti i përgjigjet ftesës së

Në ditën e 14-të të protestave studentore në Tiranë, një student i sapodiplomuar në Mjekësi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për masa të ashpra ligjore ndaj protestuesve, duke theksuar se e drejta për protestë dhe liria e shprehjes garantohen nga Kushtetuta.

Sipas tij, kryeministri mund të bëjë deklarata të ndryshme, por ato nuk mund të zëvendësojnë ligjin dhe institucionet demokratike.

“Kryeministri shpesh, në deklaratat e veta, përpiqet të shfaqet në sytë e ndërkombëtarëve si personi më demokratik që mund të ketë Shqipëria apo Ballkani i rrëmujshëm, siç na klasifikon shpesh Europa. Kryeministri mund të thotë 1.100 gjëra, por Kushtetuta është aty për të siguruar të drejtën e fjalës, të drejtën e lirisë, për të protestuar.

Unë mendoj se ende nuk kanë vdekur institucionet në Shqipëri, pavarësisht çdo gjëje që kryeministri thotë apo mendon se fjala e tij mund të bëhet ligj një ditë”, u shpreh studenti.

Sa i përket ftesës së kreut të qeverisë për dialog, i sapodiplomuari në Mjekësi u shpreh se një përballje e tillë nuk do të sillte zgjidhje, duke theksuar se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e kryeministrit.

“Ne e kemi parë shpesh që një dialog me kryeministrin nuk është një dialog që i jep një zgjidhje. Dhe nuk mund të dialogojmë me dikë që i kërkojmë dorëheqjen. Do të ishte dialogu më proporcional vetëm me partitë që janë pjesë e Parlamentit, vetëm e vetëm për t’u kërkuar që edhe ato të bëhen pjesë e këtij ndryshimi”, deklaroi studenti në ditën e 14-të të protestave studentore në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion