Plagosja e Erjon Vishkullit, bashkëpunim me Italinë për të zbuluar kush qëlloi

Aktualitet

Plagosja e Erjon Vishkullit, bashkëpunim me Italinë për të

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për plagosjen në sy me plumb gome të Erjon Vishkullit. Në deklaratën për mediet thuhet se janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë nga Banka e Shqipërisë, që ka regjistruar ngjarjen gjatë protestës të së shtunës.

Po kështu, verifkimet po kryen me kartelat e Spitalit të Traumës. Hetimet po vijojnë edhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore mbi veprimet e efektivëve të përshirë në aksionin e shpërndarjes së protestës për të identifikuar policin që shtiu.

Për të saktësuar armën nga e cila është qëlluar, akuza e kryeqytetit ka nisur komunikimin me autoritetet italiane drejt të cilave është dërguar dhe një letërporosi. Megjithatë, nuk është ky rasti i vetëm që po hetohet. Dosjet po shqyrtohen për 20 protesues që kanë përsuar dëmtime dhe kanë marrë ndihmën mjekësore, me qëllim për të zbuluar nëse forcat e rendit kanë kapërcyer kompetencat apo nëse veprimet e tyre kanë përdorur në mënyrë joproporcionale forcën.

Tashmë, edhe policia ka ndryshuar strategji. Përmes kësaj shkrese që mban datën 22 tetor, komisariateve u kërkohet që policët e përfshirë në aksion të kenë të vendosur qartë numrin e identifikimit. Sa u përket shoqërimit të të miturve, urdhërohet transferimi në ambientet e përshtatshme për ta si dhe t’u garantohet prania e prindërve.

Para se të merren në pyetje, atyre do t’u lexohen të drejtat. Pas debateve mbi dhunën joproporcionale, bluve u kërkohet të njihen me aktet ligjore se kur duhet të ndërhyjnë, por edhe rastet e përdorimit të gazit lotsjellës apo armëve të tjera. Forcave të rendit u hiqet e drejta për të sekuestruar telefonat pa vendim gjyqësor. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion