FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë” – Studentët ironizojnë kryeministrin me pankarta: Rama ik! E ardhmja jemi ne!

Aktualitet

FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”

Ndërsa studentët janë mbledhur edhe sot në protestë kundër kryeministrit Edi Rama, ata e kanë ironizuar përmes pankartave dhe mesazheve në mure.

Në një pankartë, të rinjtë kanë ironizuar kryeministrin me tryezën e dialogut që ai ka vendosur çdo ditë para godinës së institucionit. Ndërsa në imazhe të tjera, ata dëshmojnë dhunën e policisë ndaj të rinjve.

Në një mesazh tjetër, të rinjtë drejtojnë gishtin nga Policia e Shtetit, duke e cilësuar si një polici që i përket bandës së Belinda Ballukut.

Nuk kanë kursyer as ironinë për humbjen e ish presidentit serb, Aleksandër Vuçiç përballë Listës Studentore, duke treguar se edhe kryeministri Rama do të humbë përballë revoltës së të rinjve në Tiranë.

“Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë. I dashur kryeministër, unë 7 fjalë di t’i lidh. Më testo dhe do të shohësh se nuk jemi brezi i të paaftëve. Rinia do të fitojë herët a vonë.”, thuhet në një mesazh.

FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”FOTO/ “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion