Lushnje, vaj i ullirit del në treg me 500 lek/litri! Çfarë e shkaktoi rënien drastike të çmimit, ankohen fermerët

Aktualitet

Lushnje, vaj i ullirit del në treg me 500 lek/litri! Çfarë e

LUSHNJE- Vaji i ri i ullirit po shitet 500 deri në 550 lekë për litër, nga 700 deri në 800 lekë që kushtonte një vit më parë. Rënia e çmimit lidhet me prodhimin e lartë dhe uljen e çmimeve në tregun europian.

Në zonen kodrinore te Lushnjës, ku ullinjte zëne rreth 90 për qind të tokës bujqësore, vjelja ka nisur prej afro dy javësh.

Prodhimi eshte i mbarë, por çmimi i ulët shqeteson fermeret qe  nuk mbulojne dot as koston e prodhimit.

Mungesa e punëtorëve është një tjetër problem. Në ullishtet e Dushkut, Golemit, Ballagatit, Hysgjokajt dhe Fier-Sheganit, vjeljen e bëjnë kryesisht të moshuarit, pasi të rinjtë janë larguar në emigracion.

 Grupet e vjeljes janë një zgjidhje, por punëtorët kërkojnë 4 deri në 5 mijë lekë në ditë. Eshte e paperballueshme thone fermerët qe kane shpenzuar dhe per punimin e tokës, krasitjen, spërkatjen dhe plehërimin e ullinjve.

Në zonë, ka disa fabrika te certifikuara përdorin teknologji moderne për prodhimin e vajit ekstra të virgjër dhe perpiqen te ndihmojnë fermerët për shitjen e produktit.

Çmimi pritet të mbetet i ulet dhe ne muajt ne vazhdim. Në Greqi dhe Spanjë, një litër vaj ulliri shitet rreth 3,3 deri në 3,5 euro, cka do te ndikoje dhe tregun ne vendin tone por mund te sjelle dhe renien e eksportit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion