Zyrtare! Sekretari i SHBA, Marco Rubio pranon ftesën e Ramës për të vizituar Shqipërinë

Politikë

Zyrtare! Sekretari i SHBA, Marco Rubio pranon ftesën e Ramës për

Sekretari i Departamentit të Shtetit në SHBA, Marco Rubio ka pranuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar Shqipërinë. Lajmin e ka dhënë ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.

“Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye: Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.

E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.

Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënakënaqnë funksion edhe të agjendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”.

4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë”-shkruan Bushati.

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT