Zgjedhjet për kryetar dege të PD-së/ Fituesit në Fier, Fushë-Krujë, Selenicë (emrat)
Lajmifundit
/
10 Prill 2022, 19:30
Politikë

Ka përfunduar procesi i Komisionit te Rithemelimit për zgjedhjen e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në rrethe.
Përkatësisht në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë.
Kryetar i PD Dega Selenice është zgjedhur Leonard Rakipaj me 203 vota, kundrejt Gazmir Beqajt, i cili mori 63 vota.
Në Fushë-Krujë kryetar u rizgjidhet Agron Loka, duke fituar një mandat të dytë.
Në Fier, me 452 vota është shpallur fitues Rrapi Gjika ndërsa Vladimir Kajolli mori 344 vota, ndërkohë që 8 vota dolën të pavlefshme.
Kujtojmë se ditën e djeshme, në Mallakastër u zgjodh si kryetar Resmi Shanaj.