Përmbyset rezultati/ PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50! Shehaj merr mandatin e dytë

Politikë

Përmbyset rezultati/ PS shkon në 83 mandate, PD zbret në 50!

Partia Demokratika ka humbur një mandat në Tiranë, teksa po numërohen edhe votat e fundit të mbetura për subjektet politike. Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50.

Ky mandat deputeti i ka kaluar Partisë Mundësia. Ndërkohë mbetet për t’u parë deri në fund të numërimit se kush do ta gëzojë këtë mandat, pasi është hera e dytë që ky mandat kalon nga njëra forcë politike te tjetra.

Gara për këtë mandat deputeti është tejet e ngushtë në kryeqytet, dhe aktualisht Partia Demokratike zbret në 13 mandate.

ME TE LEXUARAT