Zgjedhjet e 25 prillit, partia PS dhe PD nisin sot fushatën, ja orari

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit, partia PS dhe PD nisin sot fushatën, ja orari

Sot nisin fushatën, partitë më të mëdha të vendit. Mësohet se PD dhe PS do e nisin këtë process pasditen e sotme.

Siç është lajmëruar më herët, nisjen e fushatës do e organizojë PD, të cilët do të pozicionohen në sheshin “Nënë Tereza” ndërsa hapja do të nis në orën 17:00.

Nga ana tjetër, PS do e hapë zyrtarisht  fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit në sheshin “Skënderbej” në orën 18:00.

Në një kohë ku pandemia ka kufizuar grumbullimet e njerëzve, pritet që në këto takime të marrin pjesë edhe drejtuesit e qarqeve për partitë përkatëse duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion