Ulen temperaturat, ja parashikimi motit për sot

Aktualitet

Ulen temperaturat, ja parashikimi motit për sot

Moti në vendin tonë do jetë i ftohtë, por do jetë i qëndrueshëm. Sipas MeteoAlb do vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme por të ftohta mbi territorin shqiptar duke kushtëzuar kthjellime gjatë paradites. Por duke ju afruar mesditës vranësira kalimtare shfaqen fillimisht në zonat përgjatë kufirit lindor dhe gradualisht gjatë pasdites përfshijnë të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat e mëngjesit dhe mesditës duke bërë që të vlerat ditore të luhaten nga -4 deri në 13°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

ME TE LEXUARAT