Zgjedhjet e 25 prillit, 65 vëzhgues të OSBE-së zbarkojnë javës tjetër në Shqipëri

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit, 65 vëzhgues të OSBE-së zbarkojnë

Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së do të vendosen javën e ardhshme në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Siç thuhet në një deklaratë për mediat, vëzhguesit e AP të OSBE-së do të punojnë ngushtë me kolegët nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Azay Guliyev, shefi i Delegacionit të Azerbajxhanit dhe Nënkryetari i PA-së së OSBE, do të shërbejë si Koordinator Special dhe drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, pas një emërimi nga Kryetari i Përgjithshëm i Zyrës, Ministri Suedez për Punë të Jashtme Ann Linde.

“Ne po presim me padurim të punojmë ngushtë me partnerët tanë të kahershëm, Zyrën e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe të japim kontributin tonë në shoqërimin e rrugës demokratike të Shqipërisë”, tha Guliyev. “Këto zgjedhje janë një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë për të demonstruar angazhimin e saj për zhvillimin dhe reformimit demokratik”.

ME TE LEXUARAT