Xhaçka jep lajmin e mirë: Holanda mbështet mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare

Politikë

Xhaçka jep lajmin e mirë: Holanda mbështet mbajtjen e

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi sot në Bruksel një takim  me Ministren holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag.

Këtë takim e ka njoftuar për mediat dhe publikun vetë ministrja Olta Xhaçka përmes një shënimi në rrjete sociale.

Ajo thotë se e falenderoi ministren holandeze për qendrimin dhe vullnetin e saj pozitiv në këtë çështje, teksa shpreson që të njejtin qendrim të mbajë dhe parlamenti.

“Një takim shumë i mirë me ministren për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag. E falenderova për mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe për vullnetin e saj të mirë. Shpresplotë që parlamenti holandez do të mbështesë qendrimin e qeverisë. Po shohim para të punojmë bashkë në të ardhmen për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion