"Luftë" mes kushërirave, si nisi përplasja mes Vjosa Osmanit dhe Valdete Dakës

Kosovë&Rajon

"Luftë" mes kushërirave, si nisi përplasja mes Vjosa

Presidentja Vjosa prej kohësh kishte pasur përplasje me kryetaren e KQZ-së, Valdete Dakën, të cilën e shkarkoi sot nga detyra. Në janar, ajo kishte paralajmëruar masa ndaj institucionit që organizon zgjedhjet, ndërsa u raportua se edhe si ushtruese e detyrës së presidentes atë kohë, mund ta shkarkojë nga detyra kryetaren e KQZ-së.

Që para zgjedhjeve të fundit, Osmanit s’i kishte pëlqyer jo vetëm moscertifikimi i listës së kandidatëve të LVV-së për deputetë në zgjedhje, të cilët ishin dënuar në 3 vitet e fundit, përfshirë Albin Kurtin. Osmani ishte irrituar nga deklaratat e Dakës që para se ta shpallte datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Në emër të mbrojtjes së integritetit të KQZ-së, që nga janari u paralajmërua mundësia që Vjosa Osmani ta shkarkonte kryetaren e këtij organi, Valdete Dakën, të cilën e ka edhe kushërirë.


Me një adresim të pazakontë, Osmani kishte paralajmëruar masa, ndërsa ishte raportuar se ligji për zgjedhjet e përgjithshme i jep asaj të drejtë që ta shkarkojë nga detyra kryetaren e KQZ-së.

“Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ-në për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ-së, do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ-së dhe procesit zgjedhor”, shprehej Osmani.

Mbledhjen e gjatë të KQZ-së ku në fund ishte vendosur që të mos certifikohej lista e LVV-së ku bënte pjesë edhe vetë ajo, Osmani e cilësoi të pahijshme.


“Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës ndaj drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike”, tha Osmani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion