Voton lideri demokrat Sali Berisha: Votoni për të ardhmen

Politikë

Voton lideri demokrat Sali Berisha: Votoni për të ardhmen

Lideri demokrat, Sali Berisha ka mbërritur në qendrën e votimit në shkollën “Kosova” në kryeqytet për të ushtruar të drejtën e votës.

Demokrati është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, djali Shkëlzen dhe bashkëshortja Armina Mevlani, nipërit e mbesat e tij.

Bashkëshortja e demokratit, Liri Berisha ka hasur probleme me identifikimin e shenjës së gishtit, gjithashtu e njëja problematikë është hasur dhe me Berishën.

“Së pari, sot të votojë cdo shqiptar, qytetar. Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.

Cdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar të sigurtë në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Pra do të kemi një ditë të dytë vere. Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni", është shprehur Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion