Vjen nga Austria për të votuar, emigrantja: Shkova për të tërhequr kartën e identitetit, zyrat ishin mbyllur

Një qytetare nga Durrësi, e cila ka ardh emigrante nga Austria vetëm për të votuar, është përballur me një situatë aspak normale. Ajo ka treguar se ka aplikuar për kartën e identitetit para një muaji dhe sot shkoi për të tërhequr kartën, por zyrat ishin mbyllur.
“U drejtova tek ju për të kërkuar ndihmë. E kam pak të vështirë, nuk kam as internet. Jam informuar dhe më thanë që ditën e zgjedhjeve zyrat e Aleat janë të hapura, por sot janë mbyllur. Një qytetare më tha që qendrat kanë qenë të hapura dje, por jo sot. Jam juriste vetë, isha informuar mirë dhe më thanë që do të jenë të hapura dhe sot, por me sa duket jo”, tha qytetarja.


