Vizita e kreut të SPAK në SHBA, sqarimi i plotë i DASH: Dumani një nga njerëzit më të besueshëm! Ja mesazhi që i dhamë

Politikë

Vizita e kreut të SPAK në SHBA, sqarimi i plotë i DASH: Dumani

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas vizitës në SHBA të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili u takua me zyrtarin e lartë të departamentit, Brendan P. Hanrahan, për Çështjet Evropian dhe Euro-Aziatike. Në përgjigjen elektronike DASH informon se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë qëllime të përbashkëta sa i përket luftës kundër trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta për ndalimin e trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Shefin e Prokurorisë Speciale (CSP) Dumani për të diskutuar fushat e bashkëpunimit të dobishëm reciprokisht”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Report Tv.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, zhvilloi vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit 3 ditë më parë, ku u prit nga zyrtari i lartë Brendan P. Hanrahan. Në muajin dhjetor të vitit 2024, Altin Dumani u dekorua nga ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, si “kampion në luftën kundër korrupsionit”.

 “Është një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, shprehej ish-Sekretari Antony Blinken më 9 dhjetor 2024.

Kjo vizitë zyrtare e kreut të SPAK në SHBA konfirmoi edhe një herë mbështetjen amerikane të administratës së Presidentit Donald Trump ndaj institucioneve të drejtësisë së reformuar në Shqipëri, duke i dhënë një përgjigje të qartë opozitës së kryesuar nga Sali Berisha non grata, që vazhdimisht ka deklaruar se drejtësia e re është braktisur nga Uashingtoni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion