Veliaj kërkon rikthimin në detyrë, avokati i ish-kryebashkiakut: Asnjë institucion të mos ndërhyjë, përfshirë edhe Presidentin

Politikë

Veliaj kërkon rikthimin në detyrë, avokati i ish-kryebashkiakut:

Avokati i Erion Veliajt, Ermal Yzeiraj ka parashtruar kërkesat e tij, që kanë të bëjnë me rikthimin në detyrë të kryebashkiakut të shkarkuar. Ai tha se asnjë institucion nuk duhet të ndërhyjë, përfshirë edhe Presidentin.

“Ne i qëndrojmë parashtrimeve që kemi paraqitur në lidhje me kompetencën e GJK. Ne mendojmë se kjo gjykatë është kompetente për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit. Për ne procesi është i ndarë në dy fazë, faza e parë është ajo e propozimit dhe vendimmarrjes që përfundon me vendimin e këshillit të ministrave.

Faza tjetër është ajo e garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës ku nuk do të ndërhyjë asnjë institucion, përfshirë edhe atë të Presidentit.

Aktivizimi para kohe i presidentit me aktin për caktimin e datës së zgjedhjeve aktivizon efektet juridike të vendimit të KM efektet e të cilit janë të pezulluara. Për këtë arsye ne mendojmë se GJK është kompetente.”, tha avokati Ermal Yzeiraj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion