“Çuni shefit me tre teta, mbushja o ...”, zbulohet si djali i Fatos Tushes bridhte me karburantin e bashkisë

Politikë

“Çuni shefit me tre teta, mbushja o ...”, zbulohet si djali i

ABC ka zbardhur dosjen e plotë të hetimit që çoi pas hekurave kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe dhjetë persona të tjerë. Zbulimi i një tenderi abuzim solli operacionin masiv të SPAK dhe arrestimin e kryebashkiakut.

Megjithatë, në dosjen e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Tushe ka abuzuar më detyrën e tij edhe në drejtime të tjera.

Nga përgjimet e zbardhura mësohet se ai ka lejuar persona të tjerë që të furnizojnë makinën me karburantin e shtetit. Në një nga bisedat e përgjuara, dëgjohet teksa një person që do ikte me pushime dhe merr Fatos Tushen që të furnizojnë makinën.

Sipas akuzës Flamur Peqini me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje në vazhdimësi komunikon me persona të ndryshëm punonjës të një pike karburanti ku me porosi të tij furnizohen me karburant automjete të ndryshme.

Sipas prokurorisë, dyshohet që Flamur Peqini, përveç furnizimit të automjeteve të institucionit ku punon, furnizon dhe automjete të tjera.

Në dosje janë zbardhur përgjimet e Peqinit me Danjel Nushin, administratorin e pikës së karburantit me të cilin është lidhur kontrata. Peqini urdhëron Nushin të furnizojë me karburant shtetas të ndryshëm që nuk janë të punësuar në bashki.

Në këto përgjime del edhe Fatos Tushe dhe nis aksioni për  të siguruar karburant për “çunin e shefit”. Në datë 05.08. 2020 Fatos Tushe telefonon telefonon Flamur Peqinin. “O Mule thuaji çik atij t’i hedhi çunave me tre tetat”.

Më pas Flamur Peqini telefonon Danjel Nushin dhe i thotë: Po vjen një makinë tjetër aty”

Danjeli i thotë: “Ok të njoftoj sa të vijë dhe sa ti hedhim.

Flamuri: Ok më thuaj

****

Peqini: Hidhi asaj me tre teta o burrë i dheut

Danjeli: Okej ja tani në sekonda

Flamuri: Shepjt tani direkt, ajo me tre teta e ke parasysh është çuni i shefit

Pas kësaj telefonate, Fatos Tushe ka telefonuar Flamurin:

Tushe: Janë çunat aty re Mule, nuk i the gjë atij, ai ka thënë jo nuk ka thënë gjë Flamuri.

Në orën 17:11 të datës 05.08.2020 Danjeli telefonon Flamurin dhe i thotë: Kam çunin e shefit këtu

Flamuri: Çunin e shefit? Okej mbushe dhe më ço mesazh sa litra i hodhe

ME TE LEXUARAT