Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS/ Diskutohen projektligjet që do të shkojnë në seancën plenare

Politikë

Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS/ Diskutohen

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e radhës.

Kryetari Bledi Çuçi diskutoi me deputetët agjendën e javës së re dhe projektligjet që shkojnë në seancën plenare, e cila do të mbahet ditën e mërkurë, datë 12 qershor.

Krahas raportimit të veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, raportit të ILDKPKI, pritet të diskutohet edhe projektligji për një ndryshim në aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar.

Çuçi njoftoi deputetët për takimin që do të mbahet sot në sallën e seancave plenare në kuadër të Javës së Historisë dhe Kulturës Çame, asamblenë e Partisë Socialiste që do të zhvillohet nesër online dhe takimin festiv mbrëmjen e së mërkurës me rastin e 33 vjetorit të themelimit të PS.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion