Shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj

Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO për ish-ministrin e

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 të zyrtarë të tjerë, të cilët janë nën hetim për koncesionin e ‘Sterilizimit’.

Seanca e radhës në GJKKO do të zhvillohet në datën 26 korrik. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkoi kohë për t’u njohur me aktet. Seanca e kësaj të hënë parashikonte vendimmarrjen e GJKKO për të pranuar ose jo kalimin për gjykim të dosjes.

Kujtojmë që Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un që t’u vërë në dispozicion 9 të pandehurve fashikujt në mënyre elektronike pa pagesë të dosjes së koncesionit të “Sterilizimit”. Vendimi u dha nga gjyqtarja Flojera Davidhi për shkak se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 milionë lekësh.

Të pandehur në këtë proces janë 9 persona, dy prej tyre të lënë në masën “arrest në burg”. Konkretisht ish zëvendësministri i shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Dy të tjerë janë lënë në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa 5 personat e tjerë në mesin e të cilëve ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj janë në masën “detyrim paraqitje”.

Mbi 9 të pandehurit rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumentave”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion