Futja në kurth e burrave dhe shantazhimi i tyre/ A fshihet një grup pas të miturave që dhunuan 17-vjeçaren në Fier?

Top Story” ka diskutuar rreth ngjarjes që tronditi opinionin publik, ku tre vajza dhunuan një 17-vjeçare.
Zv.ministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, deklaroi se vajzat nuk kanë deklaruar në polici, nëse fshihet dikush tjetër pas tyre.
“Vajzat kanë deklaruar se ka qenë një konflikt banal mes tyre. Nuk kanë referuar një person tjetër. Nuk e di se si është kontaktuar polici”, tha ajo.
Nga ana tjetër gazetarja Dorjana Bezat deklaroi se vajzat përdornin një skemë shantazhi me burrat, ku i thërrisnin për takime e më pas i xhironin.
“Polici ka kontaktuar të miturat, ai ka shkuar fillimisht në banesën e tyre, ka marrë detajet. Në informacionet që kam, është një hetim i hapur nga Prokuroria e Ferit. Nuk është vetëm rasti i policit, ka edhe raste të tjera. Ata përdornin një skemë, kontaktonin burra të ndryshëm dhe më pas i kërkonin të shkonin në një hotel, aty i priste një person që i xhironte dhe më pas niste shantazhimi. Telefonat e vajzave janë sekuestruar“, u shpreh Bezat./Top Channel


