U sulmua ditën e zgjedhjeve për Himarën, Vangjel Tavo: Jam kërcënuar me jetë

Politikë

U sulmua ditën e zgjedhjeve për Himarën, Vangjel Tavo: Jam

Prefekti i ri i Vlores, Vagjel Tavo ka deklaruar se eshte kercenuar e jete gjate aktivitetit te tij.

Së fundmi janë publikuar disa të dhëna që tregojnë se prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo është tentuar që të eliminohej dy herë, në vitin 1997 dhe tentativa e dytë në vitin 2001 në Athinë.

Për këtë foli vetë Tavo, i cili është i ftuar në emision, teksa tha se ka pasur edhe raste të tjera gjatë karrierës së tij politike, që është ndjerë i kërcënuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke u ndalur tek përplasja të premten në këshillin bashkiak të Himarës, ku u zgjodh kryetarja e komanduar Blerina Bala, prefekti i Vlorës, tha:

“I kërcënuar, ka qenë kërcënim por të jem i sinqertë jam nga ata tipa që nuk trembem dhe kur vendos një objektiv do ta çoj deri në fund pavarësisht kostove. Është historik, shërbimi ndaj njerëzve dhe kur marrë një detyrë do ta çoj deri në fund.

Ajo që ndodhi në Himarë, e kam theksuar edhe herë tjetër, ka qenë reagim i një grupi njerëzish për arsye që nuk dua t’i komentoj, janë apo jo të përligjura, mund të kenë apo jo të drejtë, kjo është çështje tjetër. Por e drejta e çdo njeriu shkon deri atje sa nuk cënon të drejtën e tjetrit.

Pjesa e dy kërcënimeve ka të bërë me dokumente të deklasifikuara të shërbimit sekret grek. Ka edhe gjëra të tjera por nuk është pjesë e këtij emisioni. Ka pasur edhe gjëra të tjera gjatë karrierës time 28 vjeçare në politike, kam pasur edhe raste të tjera që jam kërcënuar. Ndoshta jo bomba dhe jo ardhje në shtëpi të armatosur për të më eliminuar.

Reagimi i njerëzve aty është pjesë normale e një proteste, e kam provuar në fillimet e karrierës time politike edhe në Dropull, dhe kur më kanë quajtur tradhtar sepse kisha zgjedhur të kandidoja me ps në ’96 dhe jo me PBDNJ.

Ja që unë po atë vit në Dropull, kam marrë 69 përqind. Shumica mendonte ndryshe dhe po ata njerëz që më dolën në një fshat të Dropulliut me parrulla dhe fyerje dhe pas një viti që më njohën nga afër, mu bënë bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Jam i bindur që pasi të më njohi himarjotët, marrëdhëniet e mia me atë grup, do të jetë po aq miqësore sa çfarë kanë qenë të dropullitëve me mua”, tha Tavo.

ME TE LEXUARAT