Bardhi: Disa ambasadorë më telefonuan për tu ulur në negociata me Lindita Nikollën

Politikë

Bardhi: Disa ambasadorë më telefonuan për tu ulur në

Ndërkombëtarët ndikuan në kthimin në normalitet të parlamentit, pas muajsh tensionesh mes tymit e flakadanëve.

Kjo u zbulua nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, sipas të cilit para ftesës së Nikollës, ai konfirmoi se kishte marrë telefonata nga partnerët strategjikë ndërkombëtarë për t’u ulur në tryezë.

“Në mënyrë të vijueshme nga faktori ndërkombëtar të dyjave palëve iu është bërë thirrje apo nxitur zhvillimin e dialogut politik dhe unë e kam parë këtë reflektim të mazhorancës të lidhur me nxitjen që partnerët strategjikë u kanë bërë thirrje grupeve parlamentare për rikthimin në normalitet dhe për të patur një dialog politik institucional mes mazhorancës e opozitës në kuvend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Personalisht kam shprehur gatishmërinë që ditën e parë kur kjo thirrje erdhi nga partnerët, mazhoranca e mori kthesën më vonë, në mars kur u ulëm në tryezën e konferencës së kryetarëve.

Kjo tryezë ka ardhur pas në takimi informal që kryetarët e grupeve kanë bërë me kryetaren e kuvendit, takim që para se të më ftonte kryetarja e kuvendet jam telefonuar nga disa nga  partnerët tanë nëse ne i përgjigjeshim pozitivisht thirrjes së kryetares së kuvendit nëse ndodhte.

Dhe kanë marrë përgjigjen prej meje që; po jam i hapur për dialog brenda institucioneve të kuvendit”./a2 cnn

ME TE LEXUARAT